Made in Albania

Objektivi ynë nuk është asgjë më pak sesa t’u ofrojmë kleintëve tanë besnikë këpucët më të mira në botë! Rreth 1,700 anëtarë të stafit të angazhuar në të gjithë fabrikën na ndihmojnë për të arritur këtë qëllim. Prodhimi zhvillohet vetëm në Shqipëri.

Klientët tanë na besojnë për sigurinë produkteve të tyre, cilësinë, prodhimin në afatet e caktuara, transporti në destinacion pra pothuajse gjithë zinxhirin e prodhimit të këpucëve.

CIKËL I MBYLLUR SHËRBIMESH

Ne ofrojmë një paketë të plotë: dizajn, hulumtim të teknologjisë më të mirë dhe lëndëve të para, mostrave, prodhimit dhe logjistikës.

MARKA PRIVATE

Mali Shoes ofron mundësinë për të personalizuar një model të krijuar nga ne përmes zgjedhjes së logos, materialit dhe ngjyrës.

CMIME KONKURENTE

Mali Shoes prodhon të gjitha këpucët në fabrikat e veta të vendosura në Shqipëri, me furnizime të cilësisë më të mirë.

 

1 400 000 palë këpucë

furnizohen për klientët tanë në të gjithë botën çdo vit

10 000 palë këpucë

mund të prodhohen për klientët tanë çdo ditë

staf prej 1 700 profesionistësh

punojnë për të siguruar nivelet më të mira të cilësisë dhe disponueshmërisë në baza ditore.

10 klientë internacionalë

bashkëpunojnë me Mali Shoes

Për më tepër, MALI SHOES ka aftësinë të prodhojë varietete të gjera këpucësh për eksport. Ne gjithashtu prodhuam të gjitha llojet e këpucëve për marka të njohura në të gjithë globin si Adidas, Reebook, K-Swiss, Timberland, Asics, Docker, Geox, Ecco etj.